Veseli: S’e njoh Currin, as nuk mund të jap përgjegjësi për qindra fotografi të tubimeve zgjedhore

Veseli: S’e njoh Currin, as nuk mund të jap përgjegjësi për qindra fotografi të tubimeve zgjedhore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk e njeh dhe nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me pronarin e bastoreve e kazioneve të njohura, Ismet Osmanin, i njohur si ‘Curri’, i cili ditë më parë u arrestua nga Policia – raporton Periskopi.

Veseli ka thënë se një fotografi e tij që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale ka mundur të jetë nga fushata zgjedhore e vitit 2017, dhe se nuk merr përgjegjësi për asnjë fotografi të fushatave zgjedhore.

Veseli në një intervistë për ‘Betimin për Drejtësi’ ka thënë se është politikan, dhe se jep përgjegjësi vetëm për vizita e takime zyrtare.

“Krimi është krim. S’flas për familjarë të askujt. As nuk e kam njohur, as nuk e njoh atë person. Kurrë ne jetë s’e kam pa. Fotografia ka qenë nga fushata zgjedhore. Edhe vëllau me qenë, unë i shkoj deri në fund. Me Currin asnjëherë s’kam pasur punë. Fotografia është nga tubimet zgjedhore. Nuk marrë përgjegjësi. Sa herë që dal në fotografi, gjithë e mendoj, se kur po dalin probleme, po i qesin fotografitë me ne. Ne jemi politikanë, simpatizantët vinë aty e bëjnë fotografi me mua. S’marr përgjegjësi për fotografi të fushatave elektorale, por vetëm për takimet”, ka thënë Veseli.

Në skandalin e fundit për fajde, për të cilin u arrestuan disa persona, përfshirë Currin, u përmend edhe emri i Veselit.

Ky i fundit ka paralajmëruar dorëheqje, nëse dëshmohet se ai ka qenë pjesë e atyre skemave kriminale./PERISKOPI

 

 

Shpërndaje në: