Veshi bluzën me simbole shqiptare, Dua Lipa bën thirrje të vazhdueshme për ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti

Veshi bluzën me simbole shqiptare, Dua Lipa bën thirrje të vazhdueshme për ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, premtoi se do të japë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kështu ajo po promovon bluzat e reja të brendit “Bond”, fitimet e të cilave shkojnë 100 për qind për bamirësi, në ndihmë të nevojtarëve.

Dua publikoi të shtunën disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shfaqej e veshur me një nga bluzat e dizajnuar me simbolet dhe ngjyrat e flamujve shqiptarë.

Emri Dua Lipa ishte i shkruar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ndërkohë ai i Bond me ngjyrat kuq e zi.

“Lutje për Shqipërinë”, shkruhej rreth e përqark bluzës, e cila është në shitje online, ndërsa në mbishkrimin e saj u bëri thirrje sa fansave që t’i blejnë sa më shumë ato, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Koleksioni i bluzave Bond.Nyc në ndihmë të viktimave të Tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave iu shkojnë viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë bluzat tuaja gjendet në biografinë time në Insdtagram! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, kanë qenë fjalët e këngëtares Lipa në Instagram.

E njëjta, ka publikuar së fundmi për publikun këngën e saj më të re me titull “Future Nostalgia”, e cila i paraprin albumin me po të njëjtin titull që do të publikohet në fillim të vitit 2020.

Shpërndaje në: