Vetaksidenti në Studençan, Muharremaj ngushëllon familjarët e viktimës

Vetaksidenti në Studençan, Muharremaj ngushëllon familjarët e viktimës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjarët e 14-vjeçarit që ndërroi jetë në një vetaksident trafiku.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se viktima dhe dy të lënduarit e tjerë janë nga Greikoci.

“Një i vdekur 14-vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti, i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc. Ngushëllime familjarëve”, ka shkruar Muharremaj.

Shpërndaje në: