Vetëm 5.20% e qytetarëve kanë votuar në Prizren deri në ora 11:00

Në komunën e Prizrenit deri në ora 11:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 9 mijë e 417 qytetarë apo 5.20% e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan lajmi.net.
Këtë për lajmi.net e ka bërë të ditur Nysret Bytyqi, zyrat i lartë komunal zgjedhor.
Ai ka shtuar se deri tani nuk është identifikuar ndonjë parregullsi në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“ Gjithçka po shkon në rregull. Deri tani nuk ka ndonjë parregullsi të identifikuar”, ka thënë ai.