Vetëm 8 për qind e institucioneve kanë tualet për personat me aftësi të kufizuara

Vetëm 8 për qind e institucioneve kanë tualet për personat me aftësi të kufizuara

Kurse, vetëm 8 për qind e institucioneve në kryeqytet kanë tualet për personat me aftësi të kufizuara, raporton Klan Kosova.

E më keq qëndrojnë çerdhet e kryeqytetit, pasi që asnjëra nga to nuk ka parking për këtë kategori, ku 92% prej 12 institucioneve parashkollore të Prishtinës nuk kanë as tualet për ta.

Këto janë rezultatet e një hulumtimi të bërë nga arkitekt të ndryshëm mbi barrierat arkitektonike në ndërtesat publike në qytetin e Prishtinës që u shpalosën gjatë një tryeze të organizuar nga Handikos.

Me këtë rast, Afrim Maliqi, drejtor i Handikos i ka bërë apel institucioneve që të mundësojnë qasjen në ndërtesat e tyre për personat me aftësi të kufizuara sepse sipas tij me kushtet aktuale po shkelen të drejtat e njeriu.

I ftuar në këtë tryezë ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti por ai nuk ka marrë pjesë në të, raporton Klan Kosova.

Shpërndaje në: