‘Vetëm dëgjoni zhurmën brenda stadiumit, është ringjallje’ – reagimi i komentatorit anglez pas golit të Muriqit

‘Vetëm dëgjoni zhurmën brenda stadiumit, është ringjallje’ – reagimi i komentatorit anglez pas golit të Muriqit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur ta bëjë atë që pak prej nesh e kemi ëndërruar se është e mundur.

“Dardanët” kanë mposhtur 2-1 Republikën e Çekisë në “Fadil Vokrri”, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, në përballjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”, raporton Periskopi.

Tani, llogaria në YouTube me emrin “Kosovo National Team LK” ka publikuar përmbledhjen 10-minutëshe të ndeshjes nën komentim anglez.

Interesante të ceket është reagimi i komentatorit kur Muriqi shënon.

“Dëgjoni zhurmën rreth stadiumit, është absolutisht ringjallëse,” shprehet komentatori anglez.

Përmbledhjen e plotë të ndeshjes mund ta shikoni në videon e mëposhtme, derisa reagimin e lartëpërmendur mund ta gjeni te minuta 2:50. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: