Vetëm dy ditë para përballjes, shtyhet meçi i Shefat Isufit për titullin WBA Continental

Vetëm dy ditë para përballjes, shtyhet meçi i Shefat Isufit për titullin WBA Continental

Shefat Isufi pritej të zhvillonte meçin e radhës për titullin WBA Continental të shtunën, kundër Roni Landaeta.

Mirëpo, përballja e tij është shtyer për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan Periskopi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë boksieri shqiptar në llogarinë e tij në Facebook.

”Me keqardhje ju lajmërojë që përshkak të virusit COVID-19 është shtyer ndeshja ime për një kohë të pa caktuar❗️Shpresojë që të gjithë të jeni mirë dhe t’a kalojmë këtë gjendje sa më mirë dhe më shpejtë,” ka shkruar ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: