Vetëm grushtat munguan: Arteta dhe Klopp absolutisht e humbën kokën në vijën teknike mbrëmë

Vetëm grushtat munguan: Arteta dhe Klopp absolutisht e humbën kokën në vijën teknike mbrëmë

Liverpooli kundër Arsenalit është gjithmonë një ndeshje që dhuron spektakël në Premier League.

Dhe nuk pati shenja të përfundimit të këtij trendi në ndeshjen e këtyre dy skuadrave të shtunën mbrëma, me ‘Të Kuqtë’ që kërkonin t’u kthehshin rrugës së fitoreve, ndërsa ‘Topçinjtë’ poashtu ishin në kërkim të pikëve, transmeton Periskopi.

Pjesa e parë mund të mos ketë dhuruar gola, por qartazi ofroi drama sa të duash, me Aaron Ramsdalen që bëri disa paraqitje brilante për ta mbajtur portën e Arsenalit të paprekur.

Mirëpo, larg momenti më interesant i 45 minutave të parë pati protagonist Mikel Artetan dhe Jurgen Kloppin duke u përplasur kokë më kokë në vijën eknike në atë që u duk si një konfrontim tejet i nxehtë.

Pas një dueli ku u përfshinë Sadio Mane dhe Takehiro Tomiyasu, dy trajnerët u futën në një konfrontim verbal derisa stafet teknike nga të dy taborret u desh të ndërhynin për t’i ndalur shefat e vetë nga eskalimi i mëtutjeshëm.

Shikoni më poshtë.

Pas golit të Mane pastaj, Klopp po bënte këtë gjest në referencë të përplasjes me Artetan. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: