Vetëm muajin e kaluar, Serbia eksportoi mallra në vlerë prej 5 milionë e 765 mijë eurove në Kosovë

Vetëm muajin e kaluar, Serbia eksportoi mallra në vlerë prej 5 milionë e 765 mijë eurove në Kosovë

 Statistikat e Tregtisë së Jashtme nga Agjencia qeveritare e Statistikave (ASK) tregojnë për një shifër që mbetet e madhe të produkteve serbe që vijnë në Kosovë.

Së fundi, deputeti i pushtetit Haki Abazi ka kërkuar që tregtia me Serbinë të shkojë në zero.

Sidoqoftë, Qeveria nuk ka dhënë sinjale se do të vendos masën e tarifës doganore apo Reciprocitetit tregtar.

Në muajin gusht 2021, sipas ASK-së, Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej 5 milionë e 765 mijë euro, përcjell Periskopi.

Kjo masë eksportesh drejt Kosovës përbënte 8.9 për qind të eksporteve të përgjithshme.

Nga vendet e Ceftas, vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë eksporte në vlerë më të madhe në Kosovë. /Periskopi

E papritur: Haki Abazi i vë ‘taksë 1 milion për qind’ mallrave serbe

Shpërndaje në: