‘Vetëm një person mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti: Quhet Albin Kurti’

‘Vetëm një person mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti: Quhet Albin Kurti’

Analisti Fadil Hoxha, thotë se vetëm një person mund ta rrëzojë Albin Kurtin dhe ai është vetë Albin Kurti. Ai thotë se Kurti vazhdimisht viktimizohet dhe rikujton disa prej deklaratave të tij për qëllime elektorale.

Shkrimi i plotë:

Është vetëm një person që e rrëzon Qeverinë Kurti – Albin Kurti.

Qeveria Kurti 1 u rrëzua nga Albin Kurti e zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës me mbi dy të tretat e votave.

Nuk duhet me pasë shumë mend me e kuptu këtë po veç me i analizu ngjarjet dhe fjalinë e famshme e Kurtit “po shkojmë për t’u kthyer shumë më të fortë”.

Viktimizimi pati sukses të plotë.

E tash dihet që SHBA u shpreh qartë – status quo jo vetëm që dëmton Kosovën por çon ujë në mullirin e Moskës.

E status quo po quhet mungesa e dialogut me Serbine dhe progresi  për marrëveshjen finale.

Dihet që Kurti e ka ngritur shumë lartë traun e dëshirave e pritjeve të qytetarëve edhe sa i përket marrëveshjeve me Serbinë.

Këtë tra ai nuk mund ta kapërcejë andaj edhe do të vetërrëzohet.

Mundet edhe varianti tjetër, ulja shumë më poshtë e traut të cilin e kalon por mandej është dikush tjetër që e rrëzon – populli i mashtruar.

Shpërndaje në: