Vetëm tetë të arrestuar nga aksioni i kontrabandës, prej tyre vetëm njëri serb

Vetëm tetë të arrestuar nga aksioni i kontrabandës, prej tyre vetëm njëri serb

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin për aksionin në katër rajone të Kosovës për kontrabandë.

Numri i të arrestuarve të deritashëm është gjithsej tetë, sipas njoftimit të Policisë.

Prej tyre, gjashtë janë shqiptarë, një është boshnjak dhe vetëm një është serb.

Ka pasur raportime edhe për djegie të veturave në Veri të vendit dhe për policë të lënduar, por nuk ka të arrestuar deri tash për këto raste.

Të arrestuarit:

Deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona;

R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës,

A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës,

M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,

I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,

A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,

M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri,

I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri,

M. L. (1978) mashkull kosovar/serbe nga rajoni i Mitrovicës Veri,

Shpërndaje në: