Veteranët e thyejnë kordonin e policisë, futen brenda oborrit të Kuvendit

Veteranët e thyejnë kordonin e policisë, futen brenda oborrit të Kuvendit

Kordoni i parë i vendosur nga policia në hyrje të oborrit të Kuvendit të Kosovës tashmë është thyer nga protestuesit.

Policët e vendosur në vijën e parë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë turmës e cila është nisur drejt objektit.

Aty tashmë është pozicionuar njësia speciale e cila po i paraqet pengese protestuesve për të arritur qëllimet e tyre.

Ndërkohë organizatorët e protestës në vazhdimësi po kërkojnë që protesta të jetë e qetë.

Shpërndaje në: