Veteranët i përgjigjen Kurtit: Do të qëndrojmë këtu derisa seanca të ndërpritet

Veteranët i përgjigjen Kurtit: Do të qëndrojmë këtu derisa seanca të ndërpritet

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se seanca duhet të ndërpritet dhe se bisedimet duhet të bëhet sot dhe jo nesër.

Njëra nga këshilltaret e kryeministri Kurti i ka dorëzuar ftesën për dialog përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Për takimin nesër në ora 09:00. Kjo ishte kërkesë e jona sepse takimeve nuk i kemi ikur asnjëherë. Por ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare derisa të merret një vendim zyrtar”, tha Klinaku.

Klinaku thotë se protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë aty, derisa seanca të ndërpritet.

“Kërkesa jonë qysh në mëngjes ka qenë që të ndërpritet seanca. Kemi thënë që të mos mbahet asnjë seancë deri sa këta e kanë shkel ligjin. Deri sa të ulemi e të bisedojmë, ta kthejnë ligjin në vend ku ka qenë, këta duhet ta ndërprejnë seancën e sotme”, deklaroi Klinaku. /Periskopi

Shpërndaje në: