Veteranët me kërkesë për Kryesinë e Kuvendit: Të rishqyrtohet Specialja

Veteranët me kërkesë për Kryesinë e Kuvendit: Të rishqyrtohet Specialja

“Ne si organizatë e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pasur parasysh dështimet e drejtësisë së UNMIK-ut dhe EULEX-it, kemi kundërshtuar miratimin e Gjykatës Speciale, sepse e kemi konsideruar edhe këtë të dëmshme për vendin tonë. Për këtë arsye kemi kërkuar krijimin e një gjykate vendore, e cila do të merrej me të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së.

Sipas organizatave të luftës pasi që kjo gjykatë është e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përsëri “e kundërshtojmë për shkak se është e njëanshme dhe ndjek e gjykon vetëm njërën palë apo UÇK-në, ndërsa Serbia dhe serbët që kanë kryer krime deri në gjenocid, amnistohen.

 

Shpërndaje në: