Veteranët nuk e mendojnë zvogëlimin e pensioneve, kërkojnë rritje

Veteranët nuk e mendojnë zvogëlimin e pensioneve, kërkojnë rritje

Kryetari i  sapozgjedhur, i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati tha për Gazetën Fjala, se veteranët përveç që kërkojnë pagesën e tyre ashtu sic e parasheh ligji kërcënojnë edhe me protesta për rritje të pensioneve.

Ndërkaq, nuk u intereson fare se si do ti siguroj Qeveria mjetet financiare.

“Ishalla nuk do Zoti mos me na i qit paret, se nëse nuk na i qet paret na detyron me marr masa me dal në rrugë. Neve nuk na intereson ku i merr Qeveria paret por me na pagu. Ne do të kërkojmë rritje se 170 euro nuk mjaftojnë”, ka thënë Gucati për Gazetën Fjala.

Me buxhetin e ri të miratuar nga Qeveria, thuhet se janë ndarë 38 milionë euro, për të paguar veteranët në shumën prej 170 eurosh. Gazeta Fjala, raportoi gjatë ditës se kjo shumë do të mjaftoj vetëm për 18 mijë e 630 persona.

Shpërndaje në: