Veteranët paralajmërojnë Kurtin në takim: Do të vazhdojmë me protesta

Veteranët paralajmërojnë Kurtin në takim: Do të vazhdojmë me protesta

Veteranët e UÇK’së do të protestojnë sërish në seancën kur do të dalë në lexim të dytë Ligji për Pagën Minimale, raporton Periskopi.

Kështu ka bërë të ditur Xhavit Jashari pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

‘’Ne edhe ditën që do ta thërrasin seancën për lexim të dytë, i treguam edhe në zyre se do të jemi në protesta’’.

‘’Mund të eskalojë situatën dhe përgjejësinë duhet të marrin ata që po kqyrin nëpërkëmbjen e luftës. Po i bëjëm thirrje edhe nga këtu kryeministrit të reflektojë.’’

‘I thamë ju mund ta bëni më mirë seç ka qenë por nuk mund ta prekni pikën 3.1.’’, tregoi Faton Klinaku para mediave.

‘’Përveç këtyre çështjeve, na tha do t’ju propozoj diçka me shkrim. Por qëndrimi jonë është vetëm pika 3.1 të mos preket. Ne edhe ditën që do ta thërrasin seancën për lexim të dytë, i treguam edhe në zyre se do të jemi në protesta. Nëse e bëjnë edhe më mirë seç ka qenë natyisht që do ta duartrokasim.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: