Veterani i UÇK-së: Erdogani është shpresa jonë, duhet ta mbrojmë me çdo kusht
Bekim Gashi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu Agency, ai ka folur për tentim grusht shtetin në Turqi.
Veteranit të UÇK-së puçistët ia kishin kujtuar sulmin e Serbisë ndaj Kosovës.
“Mu kujtua Lufta e Kosovës së vitit 1998 ku serbët me tanke dhe avionë sulmuan Kosovën dhe vranë njerëz pa marrë parasysh a janë gra, fëmijë apo pleq. Turqia nën udhëheqësinë e presidentit Recep Taip Erdogan është shpresë jo vetëm për Ballkanin por edhe për të gjithë botën Islame. Veçanërisht presidenti për ne është shumë i rëndësishëm, sepse ai është zëri ynë. Jo vetëm muslimanët e Turqisë por të gjithë muslimanët në mbarë botën duhen të bëjnë çmos për të mbrojtur presidentin Erdogan” ka thënë Bekim Gashi.



