Veterani i UÇK-së nga Rahoveci: Marre më ka ardhë me vendimin e Kuvendit

Veterani i UÇK-së nga Rahoveci: Marre më ka ardhë me vendimin e Kuvendit

Skender Thaçi një veteran i UÇK-së nga Rahoveci, ka mbërritur në Prishtinë.

Ai tha se është e papranueshme që Qeveria i la jashtë projektligjit që përcakton pagën minimale.

Thaçi tha se këtë “s’mund ta pranoj”.

“Marre më ka ardhë. Jemi ndjerë të turpëruar”, tha ai.

“Nëse ky popull meriton mirëqenie më të mirë, meritojnë edhe veteranët”, tha Thaçi.

Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar.

 

Shpërndaje në: