Vetëvendosja dorëzuan provat që aktivistët e tyre nuk e sulmuan Kuvendin (VIDEO)
Ata, dëshiruan që në Gjykatën Themelore të dorëzojnë një shkresë me prova, që sipas tyre argumenton që aktivistët e tyre nuk sulmuan Kuvendin.
Për ta bërë këtë fillimisht ata shkuan tek Departamenti i Krimeve të Rënda, e biseduan me policinë, njofton Klan Kosova.
Por ky nuk ishte vendi i duhur për ta dorëzuar shkresën, andaj aktivistët u kthyen tek administrata e Gjykatës, për të realizuar kërkesën e tyre.
Por, ky nuk është vendi i duhur për të dorëzuar shkresa.
Andaj këta aktivistë u kthyen tek administrata e Gjykatës, për të realizuar kërkesën e tyre.
Pasi që biseduan edhe me policinë, në prani të medieve këtë shkresë e dorëzuan në shkrimore.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, tha se nuk ka as një arsye që aktivistët e tyre të mbahen në paraburgim.
Por, pavarësisht dorëzimit të shkresës në Gjykatë, Ahmeti tha se nuk i besojnë këtij institucioni.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje këto dokumente i kanë dorëzuar edhe në Prokurorinë Speciale.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Dibran Istrefi.
https://www.youtube.com/watch?v=PfF5Nps-vdg



