“Vetëvendosja po e shfrytëzon për fushatë vendimin për shkarkimin e Kurtit”

“Vetëvendosja po e shfrytëzon për fushatë vendimin për shkarkimin e Kurtit”

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e PZAP-së për moslejimin e kandidimit të Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vetëvendosje ka akuzuar PZAP-në se po bën padrejtësi.

Për këtë çështje të rëndësishme në Kosovë, analistja Jehona Lushaku u shpreh në Euronews Albania se ky ishte një vendim që pritej, pasi të institucionet do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ishte një vendim i pritur për shkak të rrjedhës dhe respektimit të tërësishëm të vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese paraprakisht. Në fakt i gjithë reagimi politik tani nga Vetëvendosje është paksa i vonshëm. Meqë Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, ai do të respektohet nga të gjitha institucionet që janë në hierarki më të ulëta”, u shpreh ajo.

Zonja Lushaku nënvizoi se këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon për fushatën zgjedhore.

“Është duke u shfrytëzuar politikisht për fushatën e tyre zgjedhore dhe për të rritur më shumë mbështetjen nga votuesit. Për tu shfaqur në një farë formë më shumë viktimë dhe që të tregojë se qëllimisht po i ndalohet të jetë pjesë e garës”, tha ajo.

Shpërndaje në: