Vetëvendosje dhe LDK nuk po i besojnë njëra-tjetrës

Periskopi.com Lajme

Analistët politikë kanë komentuar zvarritjen e arritjes së marrëveshjes në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se zvarritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është duke ndodhur për shkak të mosbesimit që kanë këto parti mes vete.

Faton Abdullahu, Blerim Vela dhe Ismet Kryeziu, kanë thënë për gazetën “Epoka e Re”, se këto dy parti duhet të bëjnë kompromise për postin e presidentit dhe çështjeve e tjera. Sipas tyre, zgjidhja mund të jetë propozimi i një presidenti konsensual.

Shpërndaje në: