Vetëvendosje kërkon Interpelancë ndaj Kryeministrit Isa Mustafa
Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Visar Ymeri, ka kërkuar interpelancë parlamentare ndaj kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.
Gazeta Blic ka arritur që ta siguroi kërkesën e plotë të Levizjes Vetëvendosje, drejtuarit kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Sipas kësaj kërkese, arsye e thirrjes së Kryeministrit Isa Mustafa në interpelancë ka të bëjë me ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” dhe me situatën në pjesën veriore.
VV nga kjo Interpelancë po kërkon përgjegjësi nga kryeministri për gjendjen në atë pjesë të Kosovës.



