Vetëvendosje: Vizita e Kadaj-Bujupit s’ka të bëjë me anëtarësimin e saj

Vetëvendosje: Vizita e Kadaj-Bujupit s’ka të bëjë me anëtarësimin e saj

Deputetja njëkohësisht ish Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka qëndruar sot në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë gjë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvndosje, Frashër Krasniqi, mirëpo ai nuk ka dashur të komentojë nëse vizita e saj ka të bëjë me ndonjë anëtarsim të mundshëm në këtë subjekt politik.

“Është normale që deputetët të bëjnë vizita në selinë e ndonjë subjekti politik, por kjo nuk ka të bëjë me anëtarësim”.

Kadaj-Bujupi të premtën e kaluar kishte kumtuar dorëheqjen nga çdo pozitë në partinë të cilës i takoi për 13 vjet me radhë.

Shumë persona largimin e Kadaj-Bujupit nga AAK-ja e kanë lidhur me anëtarsimin e mundshëm të saj në partinë më të madhe opozitare.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një mbledhje të jashtëzakonshme të partisë ditën e shtunë kishte thënë se nëse Kadaj-Bujupi nuk e kishte informuar fare partinë për largimin e saj.

Gjithashtu ai kishte thënë se nëse ajo vendos që t’i bashkohet Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta pengonte aspak, madje do të ishte veprim shumë i mirë.

 

Shpërndaje në: