Vetëvritet miku i princit Harry, lë pas gruan dhe vajzën dy vjeçare

Vetëvritet miku i princit Harry, lë pas gruan dhe vajzën dy vjeçare

Duka i Sussex ka mbetur “i shkatërruar”pasi një mik i cili i stërviti atë për udhëtimin e tij të ashpër në Polin e Jugut në 2013, vdiq moshën 37 vjeçare.

Jules Roberts u gjet i vdekur më 5 gusht në Newcastle-under-Lyme në Staffordshire, ku mendohet se bëri vetëvrasje, transmeton Koha.net.

Princi Harry, 34 vjeçar tha se lajmi për vdekjen e tij e ka goditur derisa njoftohet se ai ka dërguar shënim privat në varrim, raporton Mirror.

Një burim thotë se Harry ishte shumë i mërzitur dhe vdekja e shokut të tij ka ardhur si ‘tronditje e vërtetë”.

Pas një mbishkrimi, Harry gjithashtu ka dërguar lule në funeral për gruan e Jules Francesca the vajzës dy vjeçare.

 

Shpërndaje në: