Vetëvritet mjeku i Arbër Zenelit, ishte i infektuar me koronavirus

Vetëvritet mjeku i Arbër Zenelit, ishte i infektuar me koronavirus

Reims është shokuar sonte pasi mjeku i skuadrës, Bernard Gonzalez ka kryer vetëvrasje pasi ka dalë pozitiv me koronavirus.

Sipas “Le Parisien” 60 vjeçari humbi jetën në shtëpinë e tij gjatë ditës së sotme, duke e lidhur vdekjen me virusin COVID-19.

Mjeku ishte në karantinë me gruan e tij e cila gjithashtu kishte virusin kur ndodhi incidenti.

Ai besohet se ka shkruar një shkrim para vetëvrasjes, duke shpjeguar arsyet që vrau veten.

Kujtojmë se ai ka qenë mjek edhe i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli.

Shpërndaje në: