Veton Surroi i vardiset Albin Kurtit: Jam i gatshëm të jem pjesë e Qeverisë

Veton Surroi i vardiset Albin Kurtit: Jam i gatshëm të jem pjesë e Qeverisë

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi është ftuar sonte në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ai ka shprehur edhe njëherë gëzimin për fitoren e dy partive opozitare në legjislaturën e fundit, LVV-së dhe LDK-së.

Surroi i pyetur nëse do të bëhej pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga z.Albin Kurti, ai e ka pranuar një gjë të tillë.

“Jam i gatshëm të bëhem pjesë e Qeverisë Kurti,” – deklaroi z.Surroi, i njohur për qëndrimet e tij armiqësore ndaj luftës dhe sakrificës së vendit tonë për liri, dhe UÇK-së, shkruan Periskopi.

Fitoren e opozitës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, z.Surroi e ka quajtur “çlirim të dytë” duke e krahasuar me çlirimin e Kosovës nga Serbia rënien në opozitë të tri partive të dala nga lufta.

Surroi po ashtu është i gatshëm të ndihmojë Kurtin edhe në çështjen e dialogut me Serbinë, duke qenë krejtësisht në vijë me qëndrimet e kryetarit të Vetëvendosjes me deklarimet se Kosova nuk duhet të lëshojë pe në asgjë në raport me vendin tonë fqinj armiqësor. /Periskopi

 

Shpërndaje në: