Veton Surroi në formë indirekte e godet Kurtin: E quan thellësisht të padijshëm

Veton Surroi në formë indirekte e godet Kurtin: E quan thellësisht të padijshëm

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar, Veton Surroi, e ka bërë një status të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se ai që bën etiketime si ‘tradhtar’ mund të jetë thellësisht i padijshëm, shkruan Periskopi.

Nuk dihet saktë referenca e këtij statusi, por besohet që Surroi mund të jetë duke sulmuar z.Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës, i cili sa ishte opozitar i cilësonte si tradhtar shumë prej oponentëve të tij politikë.

Kujtojmë që sot z.Surroi u raportua se dyshohej se kompania milionëshe ku ishte aksionar po bënte ndërtime luksoze antiligjore në Brezovicë.

Kujtojmë po ashtu që edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishte sulmuar fyerjet që ishin bërë ndaj presidentit Thaçi si tradhtar.

Ai kishte thënë që kushdo që i kishte thënë Thaçit tradhtar ishte ‘gomar’./Periskopi/

 

Shpërndaje në: