Veton Surroi si 60 vjeçar: Pozon duke e ngrehur frymën që të tregojë muskujt

Periskopi.com Showbiz

Publicisti dhe gazetari i njohur, Veton Surroi ka mbushur 60 vjet në bregdetit shqiptar ku ka edhe një pronë private.

Veton Suroi me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ia ka uruar vetit ditëlindjen me një fotografi ku e tregoi fizikun e një gjashtëdhjetë vjeçari.

“I mbusha 60 në Qerret me Blertën, dy vajzat, njërin dhëndër, dy djemtë dhe mbesën. Nuk kisha lexuar lajme e as shikuar TV.

Kur erdhi koha për të fryrë qirinjtë e tortës, që të gjithë u përbashkuam; era e pasdites bëri punën e vet.

Dy ditë më vonë Blerta ma bëri një foto në plazh. Dukesha i gëzuar dhe i gatshëm për not në kohë dhe hapësirë.

Kur ta botoj fotografinë, do t’i vë këtë sigël: Mosha shënon rrëfimet që do treguar ende.

Age marks stories still to be told. La edad marca historias aún para contar. Dob označava priče koje tek treba ispričati Gjashtëdhjetë-Sixty-Sesenta-Šezdeset”, shkroi ai krahas fotografisë.

Ndryshe, këtë vit ai dhe Blerta Syla kurrorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare, ku si frut i kësaj lidhje kanë dy djem.

Shpërndaje në: