Vetura e shkelë një burrë në dalje të Sllatinës (Foto)

Një person ka mbetur i shtrirë përtoke pasi vetura e ka goditur teksa po e kalonte rrugën në magjistralen Prishtinë-Pejë, në dalje të Sllatinës.
Periskopi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe policia e rajonit të Prishtinës të cilët njoftuan se këmbësori rreth 80 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli. Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor, rreth 80 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”.
Ndërsa drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla njoftoi se gjendja e të moshuarit është shumë e rëndë.
“Pak minuta më parë e kemi pranuar për tretman mjekësor të moshuarin. Gjendja e të moshuarit është shumë e rëndë dhe është duke u bërë gati për ekzaminimet e mëtejshme”, tha Syla për Klan Kosova./PERISKOPI/