Vetura godet derrat e egër në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vetura godet derrat e egër në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht më fshatin Duhel të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit ka ardhur pasi në rrugë ka dalë një tufë derrash të egër, teksa lëndime ka marrë ngasësi i makinës bën të ditur policia, transmeton Klankosova.tv.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ,, Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile”, ka thënë për Klankosova.tv Luljeta Mehmeti nga zyra për informim..

Më tej, bëhet e ditur se derrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga shoqata e gjuetarëve, ndërsa rruga është hapur plotësisht për qarkullim rreth orës 21:30.

Shpërndaje në: