Veturat elektrike po lulëzojnë në Norvegji: Planifikohet të largohen krejt ato dizell e me benzinë

Veturat elektrike po lulëzojnë në Norvegji: Planifikohet të largohen krejt ato dizell e me benzinë

Veturat elektrike kanë lulëzuar në Norvegji tash e sa kohë. Në vitin 2020, më shumë ka pasur vetura elektrike se aso me naftë e benzinë – për herë të parë në histori.

Numri i veturave të reja me benzinë, dizell apo me motorë hibridë po vazhdon të bie.

Në muajin gusht, shoqata e Transportit të Norvegjisë (OFV] regjistroi rekord prej 72 për qind të veturave elektrike në vend, raporton Spiegel, përkthen Periskopi.

16 mijë e 427 vetura të reja ishin regjistruar nga autoritetet vetëm muajin e kaluar.

Nga këto, 11 mijë e 811 ishin pa emetime të gazrave në ambient.

Krahasuar me vitin 2020, kjo përbën një rritje prej 107 për qind të veturave elektrike.

Në vitin e kaluar, motorët me djegie nuk përbënin as dhjetë për qind. Deri tash, tregu i motorëve benzinë në vetura të reja ishte vetëm 4.9 për qind dhe për dizell me 4.7 për qind.

Dhe, prej vitit 2025 qeveria norvegjeze po planifikon që të mos regjistron më vetura me motorën benzinë apo dizell. /Periskopi

Shpërndaje në: