Veturat zyrtare të Komunës së Gjakovës mbesin pa pastruar, anulohet tenderi
Tërë kjo pasi tenderi i është anuluar, në mungesë të respektimit të procedurave ligjore siç kërkohen në kontratë, shkruan Indeksonline.
Njoftimin paraprak, për pastrimin e veturave komuna e Kusari Lilës, e ka bërë me 11 nëntor.
Ndryshe data për vendimin e anulimit të tenderit është bërë me 30 nëntor. Në tender, nuk është bërë e ditur shuma që komuna ka planifikuar për këtë shërbim.
Ndërsa është publikuar vetëm arsyeja e anulimit të procedurës tenderuese, e cila thotë se nuk është sjellë asnjë operator ekonomik.
” Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: pas hapjes së tenderëve X një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit (nuk e ka dorëzuar asnjë Operatorë Ekonomik dosjen e tenderit)”, bëhet e ditur në njoftimin e anulimit. /Indeksonline/



