Viagra mund të përdoret që të trajtohet sëmundja e rëndë që prek qindra miliona njerëz në botë

Periskopi.com Lajme

Viagras i është lënë faji për shumë prej vdekjeve të pleqve tanë nëpër motele, por sipas një studimi të ri në ShBA, ajo mund të jetë mjaft e mirë për trajtimin e një sëmundjeje të rëndë që prek qindra miliona njerëz në botë.

Alz’heimeri, forma më e zakonshme e demencisë te të moshuarit, prek qindra miliona njerëz në mbarë botën.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve, nuk ka deri tash një trajtim efektiv, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Duke e përdorur një rrjet hartësues të gjeneve, hulumtuesit në Klinikën e Clevelend integruan të dhënat gjenetike dhe të tjera për të përcaktar se cila prej më shumë se 1600 ilaçeve të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve [FDA amerikane] do të ishte trajtim efektiv për sëmundjen e rëndë.

Ata i jepnin nota të larta ilaçeve që shënjestronin edhe amyloidin por edhe tau-në, – dy shenjat dalluese të Alzheimerit – dhe krahasuan ilaçet që shënjestronin vetëm njërën apo tjetrën.

“Sildenafili [Viagra], që është treguar se përmirëson ndjeshëm aftësitë njohëse dhe memorien në modelet paraklinike, u tregua si kandidati ilaç më i miri,” tha Dr. Feixiong Cheng, udhëheqësi i studimit.

Vaigra është emri i brenduar për sildenafilin.

Ata më pas morën të dhënat e personave që kishin marrë viagra në ShBA, dhe doli se përdoruesit e këtij ilaçi kishin gjasë 69% [numër domethënës edhe për qëllimin fillestar të Viagras :P] të prekeshin nga Alzheimeri se sa jopërdoruesit. /Periskopi