Vidal po largohet nga Interi

Vidal po largohet nga Interi

Arturo Vidal është shumë afër largimit nga skuadra e Interit.

Lojtari dëshiron të provojë një eksperiencë të re, kësaj here në Brazil, te skuadra e Flamengos.

Kiliani pati shumë pak hapësira te “Zikaltrit” në sezonin që lamë pas dhe për rrjedhojë nuk e ka ndërmend të vazhdojë edhe më tutje si rezervist.

Sipas Ge Globo, në rast ndërprerje të kontratës, lojtari do të marrë 4 milionë euro nga Interi, të cilët po ashtu nuk janë të interesuar ta vijojnë bashkëpunimin.

Shpërndaje në: