Video e Arjen Robbenit duke shënuar vazhdimisht të njejtin gol po shkon viral

Video e Arjen Robbenit duke shënuar vazhdimisht të njejtin gol po shkon viral

Arjen Robben përgjithmonë do të mbahet mend si një prej anësorëve më të mirë të futbollit.

Pavarësisht problemeve me lëndime përgjatë karrierës, holandezi ishte thjesht i pandalshëm në ditën e tij më të mirë, duke e shëndrruar veten në një prej futbollistëve më të mirë në botë gjatë kohës së tij te Bayern Munichu, transmeton Periskopi.

Robben dhe Franck Ribbery ishte dyshja më e frikshme në Bavari, derisa shënon e asistonin për qejf.

Arjen Robben was unplayable on his day during his time with Bayern Munich

Sa i përket Riberyt, francezi shënoi shumë gola dhe shpeshherë luajti si 9-sh fals nën urdhërat e Pep Guardiolas.

Mirëpo, gjërat qëndruan ndryshe për Robbenin. Holandezi vazhdimisht aktivizohej në krahun e djathtë dhe shumica e golave të tij ishin të ngjashme.

Ai futej në zonë nga krahu i djathtë, e linte për të vdekur ndonjë mbrojtës, dhe qëllonte me efej topin prapa krahëve të portierit.

Kështu që, në ditëlindjen e tij të 36-të, le ta shijojmë videon që po shkon viral, e që tregon Robbenin duke shënuar golin e njejtë vazhdimisht. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: