Video e rrallë e Hamëz Jasharit ku u rrëfente mediave të huaja sulmet serbe në Kosovë

Video e rrallë e Hamëz Jasharit ku u rrëfente mediave të huaja sulmet serbe në Kosovë

“Serbia nuk do paqe”, thoshte në vitin 1998 Hamëz Jashari për mediat gjermane e kroate të asaj kohe

Sulmi i para 24 vjetëve i forcave serbe mbi familjen e heronjve Adem e Hamëz Jashari, nuk mbeti i padokumentuar.

Disa ditë pas sulmit të asaj kohe, Hamëz Jashari foli për mediat kroate dhe gjermane, duke treguar se si ndodhi sulmi.

Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve…Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atë kohë Hamëz Jashari në një video, të cilën e ka shpërndarë djali i tij, Bekim Jashari.

Shpërndaje në: