VIDEO: Momenti kur Njësitë Speciale vendosen te shtëpia e kryeministrit Kurti

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës janë vendosur te shtëpia e kryeministrit Albin Kurti në Prishtinë.

Kjo ka ndodhur në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për shefin e Qeverisë që janë ndërmarrë nga sot pasdite.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se masat e sigurisë janë rritur pas një kërcënimi ndaj kryeministrit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë afër shtëpisë, janë parë policë duke patrulluar këmbë në rrugën ku gjendet shtëpia e kryeministrit Kurti.