(VIDEO) Publikohen pamje nga djegia e restorantit në Klinë

(VIDEO) Publikohen pamje nga djegia e restorantit në Klinë

Mbrëmë rreth orës 23:20, një restorant në fshatin Volljakë të Komunës së Klinës është përfshirë nga flakët.

Express ka siguruar pamje nga djegia e restorantit, teksa shihet se çatia e restorantit është përfshirë nga flakët.

 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndërsa thuhet se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

“Më datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se në fshatin Volljakë-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, tha Rugova.

Përfshihet nga flakët një restorant në Vollnjak të Klinës

Shpërndaje në: