Video që do ju tmerrojë – Shikoni se si është gjendja e stadiumit “La Bombonera” në Argjentinë, tifozët gati sa nuk bien

Video që do ju tmerrojë – Shikoni se si është gjendja e stadiumit “La Bombonera” në Argjentinë, tifozët gati sa nuk bien

Stadiumet në Amerikën e Jugut janë një shqetësim i madh për tifozët.

Ato janë vjetruar dhe tifozët janë të rrezikuar në çdo moment nga shembja e shkallëve.

Pamje të frikshme vijnë nga Argjentina, ku stadiumi i famshëm “La Bombonera” mund të bëhet arenë e një tragjedie të madhe.

Tifozët në fakt e kanë publikuar një video ku shihen shkallët e çara të stadiumit të famshëm të Boca Juniors, më saktësisht prapa portës, në një lartësi goxha të madhe.

Siç dihet, tifozët jug-amerikanë janë të “çmendur” dhe shpesh dinë të kërcejnë në tribuna.

E kjo mund të shfaq rrezik të madh të shembjes eventuale të shkallëve.

Shpresojmë që të intervenohet sa më shpejt në këtë aspekt, përndryshe mund të ndodh më e keqja…

VIDEO

Shpërndaje në: