Video virale: Avokati ngecet në filter të maces gjatë seancës gjyqësore, thotë “E di që s’jam mace”

Video virale: Avokati ngecet në filter të maces gjatë seancës gjyqësore, thotë “E di që s’jam mace”

Një avokat u shfaq në një proces gjyqësor virtual në distriktin e 394-t të Teksasit me një filtër të maces, të cilin nuk dinte ta ndalte.

Macja lëvizte buzët dhe sytë, derisa Rod Pontoni tha se ai bashkë me asistentin e tij po provonin që ta hiqnin filterin.

Gjykatësi më pas e postoi videon dhe shkroi: “Nëse një fëmijë përdorë kompjuterin tuaj para se të hyni ju për një seancë dëgjimore virtuale, kontrollojini opsionet e Zoomit për t’u siguruar që filterët janë “off” dhe jo “on”. Kjo mace sapo e bëri njoftimin formal të rastit në distriktin e 394-t.”

Videon mund ta ndiqni më poshtë:

Shpërndaje në: