Videoja brilante e përmbledhjes së paraqitjeve të Van de Beek këtë sezon, dëshmon se Solskjaer po bën një gabim të madh

Videoja brilante e përmbledhjes së paraqitjeve të Van de Beek këtë sezon, dëshmon se Solskjaer po bën një gabim të madh

Transferimi 45 milionësh i Donny van de Beek te Manchester Unitedi nuk ka qenë më i suksesshmi në botë, më e pakta që mund të themi.

Ish-mesfushori i Ajaxit ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje në Premier League për ”Djajt e Kuq”, duke luajtur vetëm 61 minuta në elitën e futbollit anglez këtë sezon, transmeton Periskopi.

Dy ndeshjet e vetme të Van de Beek ku startoi erdhën në Carabao Cup dhe në të dy ndeshjet ai impresionoi shumicën e fansave të Unitedit.

Kështu, vendosmëria e Ole Gunnar Solskjaerit për të mos e inkuadruar holandezin, i ka frustruar fansat, me Van de Beek që ishte zëvendësues i pashfrytëzuar në barazimin 0-0 me Chelsean.

Ai ka treguar mjaftë nga vetja në ato pak ndeshje që ka luajtur në sezonin 2020/21, sic e dëshmon videoja e mëposhtme.

Pasi të shikoni pamjet e mëposhtme, është gati e pamundur ta shpjegojmë insistencën e Solskjaerit për ta aktivizuar Scott McTominay dhe Fred para Van de Beekut. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: