Videoja e futbollistëve legjendarë duke poshtëruar lojtarë tjerë legjendarë është brilante të shikohet

Videoja e futbollistëve legjendarë duke poshtëruar lojtarë tjerë legjendarë është brilante të shikohet

Champions League rikthehet të premten dhe mezi e presim.

Pandemia e koronavirusit pezulloi kompeticionin në mes të fazës së eleminimit direkt, para se të fillonin të bëheshin gjërat interesante, transmeton Periskopi.

Të premten, Juventus – Lyon dhe Real Madrid – Manchester City do të zhvillojnë ndeshjet e dyta të kësaj faze. Pastaj, ditën tjetër na presin Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea.

Vetëm atëherë do t’i dimë ciftet cerekfinale, të cilat do të garojnë në fazat tjera me nga një ndeshja.

Cerekfinalja dhe gjysmëfinalja do të luhen me nga një ndeshje në Lisbonë, dhe jo me nga dy ndeshje sic jemi mësuar.

Pastaj, finalja zë vend më 23 gusht, e dielë.

Tani, për apetitin tonë, “BT Sport” ka postuar një video brilante ku shihen legjendat e Champions Leagues duke poshtëruar legjenda të tjerë të Champions Leagues.

Në video përfshihen duele si:

– Zidane vs Nedved & Del Piero
– Henry vs Puyol & Marquez
– Messi vs Scholes
– Ronaldinho vs Gattuso
– Ronaldo vs Yaya Toure
– Messi vs Boateng
– Zidane vs Thuram
– Kaka vs Heinze & Evra
– Messi vs Milner
– Henry vs Sergio Ramos
– Riquelme vs Veron, Figo & Cambiasso
– Iniesta vs Cabaye, Cavani & Verratti
– Mane vs Neymar
– Mbappe vs Alaba
– Ronaldo vs Koke
– Suarez vs David Luiz

Shpërndaje në: