Videoja e Ronaldo Nazarios duke poshtëruar mbrojtës legjendarë tregon sa i pandalshëm ishte ai

Videoja e Ronaldo Nazarios duke poshtëruar mbrojtës legjendarë tregon sa i pandalshëm ishte ai

Kushdo që ishte fatlum ta shikonte Ronaldo Nazarion duke luajtur do t’iu thotë se ai është një prej më të mirëve të të gjitha kohëve.

Për disa, përfshirë Jose Mourinhon, ishte më i miri, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht, braziliani nuk pati karrierë shumë të gjatë në maje, pasi pati probleme të vazhdueshme në lëndime.

FC Barcelona's Puyol (R), Luis Garcia (L

Por gjatë kohës më të mirë të tij, ai ishte thjesht i pandalshëm.

Një video e postuar në YouTube ku shihet Ronaldo duke poshtëruar mbrojtës legjendarë është thjesht fantastike.

Ronaldo ka luajtur kundër disa prej mbrojtësve më ikonikë, përfshirë Paolo Maldinin, Alessandro Nestan dhe Carles Puyol.

Por ata nuk mundën ta ndalin veten nga turpërimi kur patën përballë Ronaldon. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: