Videoja e veçantë e Leo Messit kundër Real Madridin tregon atë që statistikat nuk e tregojnë

Videoja e veçantë e Leo Messit kundër Real Madridin tregon atë që statistikat nuk e tregojnë

Vështirësitë e fundit të Lionel Messit kundër Real Madridit vazhduan edhe të shtunën, derisa Barcelona u mposht 3-1 nga rivali i përbetuar.

Messi nuk ka shënuar kundër Realit në shtatë ndeshjet e fundit kundër madrilenëve, transmeton Periskopi.

Herën e fundit kur ai shënoi në një ‘El Clasico’, Cristiano Ronaldo po luante për ‘Los Blancos’.

E lehtë është të shqetësohemi për numrat e Messit këtë sezon. Ai ka shënuar vetëm një gol në ligë në pesë ndeshje.

Messi e bëri të qartë verës se ai nuk është më i lumtur në ”Camp Nou” dhe e dëshironte largimin.

Sidoqoftë, pavarësisht gjithë kritikave për paraqitjen e tij kundër Realit, një video e re e paraqitjes së tij është shfaqur në rrjet dhe tregon një anë tjetër.

Videoja fokusohet në performancën e Messit dhe tregon se ai ishte përgjegjës në orkestrimin e sulmeve të Barcelonës dhe ishte kërcënimi më i madh në sulm.

Ai madje ndihmoi edhe në defanzivë.

Shpërndaje në: