Videoja që po ndez internetin: Shihni se si luani përqafon këtë njeri

Videoja që po ndez internetin: Shihni se si luani  përqafon këtë njeri

Një video në të cilën një njeri luan me luan, është bërë virale në rrjetet sociale, për shkak të kësaj situate të pazakontë.

Videoja tregon një luftëtar të njohur për të drejtat e kafshëve dhe yllin e rrjeteve sociale Dean Schneider, të cilin e pret një tufë e tërë luanësh. Ai i përqafon dhe i puth, dhe ata i hidhen në krah.

Schneider i ndau këto fotografi në Twitter dhe shkroi se distanca më së miri tregon se sa shumë i mungojnë njëri-tjetrit.

“Të jesh i dashur dhe i mirëpritur nga e gjithë tufa e luanëve është një nga gjërat më të bukura në jetën time. Kjo është arsyeja që unë bëj gjithçka”, shkroi ai.

Shikoni një moment të jashtëzakonshëm kur mbreti i xhunglës hidhet në përqafim të Schneider.

 

Shpërndaje në: