Videoja tregon diferencën që Tuchel e ka bërë te Chelsea pas vetëm një stërvitjeje me skuadrën

Videoja tregon diferencën që Tuchel e ka bërë te Chelsea pas vetëm një stërvitjeje me skuadrën

Ndeshja e parë e Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat përfundoi me një barazim 0-0 kundër Wolves.

”Të Kaltërit” patën pjesën më të madhe të posedimit, por dështuan të krijojnë shanse sa duhet për ta thyer mbrojtjen e Nuno Espirito Santo.

Në fakt, ishte detyrë e pamundur për Tuchelin që të ngulte autoritetin e tij në skuadrën e Chelseat para ndeshjes kundër Wolves, transmeton Periskopi.

Ai ishte emëruar zyrtarisht si trajner i klubit londinez vetëm 24 orë para këtij takimi dhe, para ndeshjes, pranoi se kanë qenë disa ditë të cmendura.

p1et2og4r3gum1kh8ibm16ohd6gn.jpg

Epo, një mesazh që Tuchel arriti ta bartë te lojtarët e tij është nevoja për të bërë kundër-presing.

Ish-trajneri i PSG-së gjithmonë ka insistuar se skuadra e tij mundohet ta fitojë topin menjëherë pasi e humb në fushë.

Dhe kjo ishte evidente gjatë barazimit 0-0 me ëolves.

Llogaria në Tëitter me emrin @CF_Comps nënvizoi në disa raste këtë fenomen të mërkurën mbrëma.

Postimi titullohet: Thomas Tuchel: ”U jap skuadrave të mia 5-7 sekonda për ta fituar topin përsëri.” Chelsea 24 orë pas emërimit të Tuchel…

Ajo që shihet është futbollistët e Chelseat duke punuar jashtëzakonisht shumë në tentativë për ta rikthyer posedimin pasi e humbin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: