Vidhet një qen në Prizren, i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt

Periskopi.com Lajme

Dy persona kanë raportuar në polici vjedhjen e qenit të tyre.

Pas një punë hetimore policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin nga i cili është marrë qeni dhe i është kthyer pronarëve.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë: 

VJEDHJE /Prizren 10.09.2021-14:35. Dy ankuesit kanë raportuar se iu është vjedhur një qen. Pas një pune hetimore është lokalizuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është marrë qeni dhe iu është kthyer pronarëve. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: