Vie “bomba” nga Cristiano Ronaldo, tregon nëse do të largohet nga Reali

Vie “bomba” nga Cristiano Ronaldo, tregon nëse do të largohet nga Reali

Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo i ka thënë presidentit Florentino Perez se ai kurrë nuk ka kërcënuar klubin me largim muajin e kaluar.

Teksa u zemërua së tepërmi nga taksat e larta të vendosura nga autoritetet spanjolle, El Confidential thotë se Ronaldo ka siguruar Perez se ai kurrë nuk i tha shokëve të largohet nga Real.

“Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga Real Madrid,” citohet Ronaldo nga El Confidencial.

“Kam komentuar gjatë një darke me shokët e ekipit se isha i zemëruar, pasi u ndjeva i keqtrajtuar, persekutuar dhe i trajtuar si një kriminel kur unë gjithmonë kam qenë i rregullt me pagesat e taksave të mia si në Spanjë, ashtu edhe në Angli. Kjo ishte e gjitha.”

Shpërndaje në: