Viktima e sotme nga COVID-19 një burrë nën 40 vjeç

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar edhe një viktimë nga COVID-19.

Viktimë është një burrë i moshës 30-39 vjeçare nga komuna e Gjakovës.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19.

Komuna që regjistroi më së shumti raste sot është ajo e Prishtinës me 1 mijë e 35 raste, pastaj e Mitrovicës me 234 dhe Pejës me 215.