Vinicius për të ardhmen: Do të luaj në klubin më të madh në botë

Vinicius për të ardhmen: Do të luaj në klubin më të madh në botë

Sulmuesi i Real Madridit Vinicius Junior ka zbuluar se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë në Real Madrid.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit duke e cilësuar atë si klubin më të mirë në botë.

“Do të vazhdoj në klubin më të madh në botë, Real Madrid”, tha ai për “Sportv”.

Marrëveshja e re pritet të shpallet në korrik, dhe do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Ishte dëshira e madhe e presidentit Florentino Perez për ta mbajtur brazilianin në skuadër dhe kjo bëri që marrëveshja të mos haste në pengesa të mëdha.

Shpërndaje në: